Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shkatërrimit të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork autoritetet amerikane vendosën t’u japin mundësinë bashkëpunëtorëve të shpëtimit, të cilët punuan në vendin e katastrofës, të drejtën për ekzaminim mjekësor falas dhe trajtimin e rreth 50 llojeve të kancerit. Deri në 70 mijë punëtorët të shërbimeve të shpërimit do të përfitojnë nga propozimi i ri.

Mjekët supozojnë se kontakti i zgjatur me materialet toksike gjatë likujdimit të pasojave të rënies së kullave binjake mund të shkaktojë sëmundje kanceroze. Sipas vlerësimeve të specialistëve numri i bashkëpunëtorëve të shpëtimit, të cilët patën të bënin me ngjarjen e vitit 2001, që kanë vdekur nga kjo sëmundje, arrin deri në një mijë njerëz.

0Këtë vit, për herë të parë 11 vjet pas tragjedisë, shërbimet përkujtimore do të vizitohen vetëm nga të afërmit e viktimave, ndërkohë që politikanët nuk do të mbajnë asnjë fjalim.