0Në vitin 2001 sulmi terrorist tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën. Vetëm për një orë u vranë rreth 3.000 njerëz. Midis tyre, përveç amerikanëve kishte njerëz nga 91 vende të botës, duke përfshirë këtu 96 persona nga ish-Bashkimi Sovjetik. Po atë ditë Presidenti amerikan George W. Bush shpalli luftën kundër terrorizmit, ai theksoi, duke folur në Kongres: "Lufta jonë kundër terrorizmit fillon me" Al-Qaeda ", por nuk do të mbarojë me të".

SHBA së bashku me aleatët e saj arritën të shtypin mjaft shpejt qeverinë e talibanëve afgane, të cilët mbështetnin "Al-Qaeda". Filloi lufta e padukshme dhe brenda SHBA.

Një vit pas sulmit, Kongresi miratoi të ashtuquajturin Akt Patriot. Ky ligj i dha mundësinë shërbimeve speciale amerikane për të spiunuar jetën private të amerikanëve nën pretekstin e mbrojtjes kundër terrorizmit. Ky hap provokoi jo pak diskutime në shoqërinë amerikane. Megjithatë Zëvendësdrejtori i fondit amerikan të influencës (ang. Heritage Foundation) Jim Carafano, me të cilin bisedoi korrespondenti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në Uashington, ofron një këndvështrim ndryshe mbi problemin:

- SHBA mbyllën shumë shpejt programin e kontrollit të popullsisë amerikane me qëllim për të zbuluar armën bërthamore. Ka mundësi dikush t’i ketë zotëruar ato mjete ose u përpoq për t’i importuar ato. Por forcat që ne shpenzuam në të dhe rezultatet që morrëm nuk janë të krahasueshme.

0Sot Presidenti i SHBA Barack Obama do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në Pentagon. Transmetimi televiziv i reklamave parazgjedhore të Barack Obamës dhe rivalit të tij Mitt Romney sot u anulua. Kujtimi i viktimave të aktit terrorist qëndron mbi politikën.