Mjeku personal i kryetarit të ndjerë të "Al-Qaeda" Osama bin Laden, i dënuar në Pakistan me 33 vjet burg Shakil Afridi njoftoi kanalin televiziv amerikan Fox News, se shërbimi i inteligjencës (Inter-Services Intelligence, ISI) pakistanez i konsideron SHBA armikun e tij më të keq.

0Në intervistën, që dha Shakil Afridi, i cili mundësoi eliminimin e Osama bin Laden, i ndodhur në burg në Peshawar, tha se gjatë marrjes në pyetje oficerët e ISI e akuzuan atë për dhënien e ndihmes "armikut kryesor të vendit", edhe më të "rrezikshëm sesa indianët". Mjeku e përshkroi qëndrimin e tij në burg si "torturë të vazhdueshme".