0Një autobus në perëndim të Nepalit ra në humnerë në një rrugë malore të martën në mëngjes në rajonin Kalikot 400 km në veriperëndim të Kathmandu. 28 persona humbën jetën. 11 pasagjerët që shpëtuan, u shtruan në spitalet e afërta. Kalikot konsiderohet si një nga zonat më të vështira automobilistike të vendit.