Në shtetin meksikan Guerrero policia gjeti 16 trupa në një automobil. Siç njoftoi zëdhënësi i policisë, me sa duket, ata u bënë viktima të luftës së vazhdueshme të karteleve të drogës.

0Presidenti i Meksikës Felipe Calderon, i cili erdhi në pushtet në vitin 2006, i shpalli luftë karteleve të drogës. Sipas të dhënave të përafërta, gjatë kësaj kohë në vend janë vrarë pothuajse 40 mijë njerëz.