Autoritetet kineze dërguan dy anije patrullimi në Ishujt e diskutueshëm Senkaku me qëllim që të forcojë "sovranitetin kombëtar" mbi ishujt.

Në prag Japonia konfirmoi qëllimin e saj për t’i blerë tokën në Detin e Kinës Lindore pronarit privat, duke dashur t’i shndërrojë ato në një vend "paqësor dhe të qëndrueshëm". Përfaqësuesi i qeverisë japoneze shprehu shpresën se blerja e ishujve nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Kinën.

0Megjithatë Pekini deklaroi se marrëveshja potenciale japoneze është një cenim serioz i sovranitetit të Kinës. Ambasadorit japonez i është dorëzuar nota e protestës.