0Turneu "Java e diamantit në Jakutia" nuk ka analoge në botë. Dhe nuk mund të ketë, sepse Republika Saha (Jakutia) është rajoni i vetëm në botë ku jo vetëm i nxjerrin alamzet nga toka por edhe i përpunojnë ato: i shndërrojnë fillimisht në diamante dhe më pas në bizhuteri unikale. Bizhuterive lokale në mënyrë të përsëritur u janë dhënë çmime nga më të lartat ndërkombëtare. Këtu nxirret 26% e almazeve të planetit. Pjesëmarrësit e turneut unikal të Jakutias panë të gjitha fazat e përpunimit të bizhuterive të çmuara: nga minierat kolosale të hapura të xeherorit të almazit, deri te repartet e granilit dhe dyqanet e bizhuterive. Turneu përfundoi me një vernisazh (ang. vernissage), ku diamantet mund të bliheshin dhe një ballo ku ato mund të demonstroheshin.

Pjesëmarrësit në turneun aktual e filluan atë me qëndrimin në buzë të minierës së hapur të Mirnijt prej nga nxirret xeherori i almazit. Kjo është gropa më e madhe e gërmuar nga njeriu, thellësi e të cilës është 525 metra dhe diametri 1300 metra. Ajo mund të shihet dhe nga kozmosi. Në qendrën e grumbullimit të alamazeve atyre u treguan se diamantet vlerësohen me tetë mijë parametra. Në Fondin e Diamantit treguan diamante 350 karat dhe copa platini të papastra.

Me gdhëndjen e diamantit në Jakutia merren disa firma, duke përfshirë këtu - "EPL Diamond». Pronari i kompanisë Peter Fedorov, babai dhe gjyshi i të cilit ishin argjendarë, tregon:

- Ne merremi me përgatitjen e stolive të çmuara dhe realizimin e tyre. Diamantet tona blihen nga SHBA, Izraeli dhe Kina. Instituti gjemologjik amerikan (Gemological Institut of America, GIA) u dha atyre karakteristikën Triple Excellent.

Ndërsa Japonia nuk i ble diamantet e Peter Fedorov, sepse këtu punon zoti Jasuhiro Konno. Ai është një 64-vjeçar, pronar i kompanisë "Sakha Diamond", që ndodhet në Jakutsk. Jasuhiro Konno është adhurues i Jakutias. Ai shpjegon:

- Më shumë se 20 vjet më parë unë u njoha me Jakutian. Ky është një vend ku preferojnë më shumë natyrën se fenë. Prandaj dhe mua Jakutia më hyri në zemër. Për nga burimet natyrore ajo zë vendin e parë në botë. Thonë se Rusia është qilari i planetit. Por shumica e pasurive të saj ndodhen këtu në Jakutia.

Z. Konno ndërtoi një nga ndërtesat më të bukura në Jakutsk. Në qytet atë e quajnë thjesht "shtëpia japoneze". Një pjesë e saj është objekt prodhimi. Ndërsa pjesë tjetër janë apartamente të rehatshme të klasës ekonomike. Pronari ka ndërmend ta japë atë me qera biznesmenëve të huaj që duan të punojnë në Jakutia.

0Tani “Java e diamantit në Jakutia” do të zhvillohet çdo vit në muajin gusht.