Të paktën tre persona u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën si rezultat i një aksidenti të një autobusi polak në lindje të Francës. Trembëdhjetë të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetsore.

Autobusi u përmbys sot në mëngjes në autostradën afër qytetit Mulhouse në kufi me Gjermaninë. Autobusi, që i përkiste kompanisë polake Sindbad, realizonte udhëtime midis Polonisë dhe qyteteve jugore franceze.

0Në kohën e tragjedisë në sallonin e autobusit ndodheshin 68 persona, kryesisht qytetarë të Polonisë. Shoferi nuk u dëmtua. Testet mbi përmbajtjen e alkoolit në gjakun e tij dolën negative. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.