Rusia rriti deri në 1 miliard euro kërkesën ndaj Bullgarisë për shkeljen e kontratës për ndërtimin e elektrostacionit atomik "Belene". Kjo çështje po shqyrtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris.

Rritja e shumës së kërkesës lidhet me faktin se, duke shkelur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, pala bullgare refuzon t'i kompensojë humbjet e shkaktuara Rusisë. Kërkesat përfshijnë ndër të tjerash koston e punës së kryer tashmë për projektin dhe pajisjeve me cikël të gjatë prodhimi.

0Bullgaria refuzoi kontratën e nënshkruar tashmë, duke cituar koston e saj të lartë dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë.