Të paktën 29 vetë u vranë si rezultat i një shpërthim të dyfishtë që ndodhi natën duke u gdhirë e hëna në qytetin Aleppo në Siri.

Sipas njoftimeve të televizionit sirian, si rezultat i shpërthimit të një makinë të minuar u shkatërruan një shkollë dhe dy spitale. Përgjegjësinë për shpërthimet e morri mbi vete Ushtria Çlirimtare e Sirisë, sipas informacionit të së cilës, këto objekte përdoreshin si kazerma për forcat qeveritare.

0Aktivistët sirianë njoftojnë për sulmet ajrore të forcave qeveritare në lindje të qytetit Aleppo, si rezultat i të cilave u shkatërrua edhe një ndërtesë tjetër, dhe për pesë viktima. Numri i saktë i njerëzve që janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shëmbura është ende i panjohur.