Shtypi amerikan njofton se arma kimike siriane po transferohet nga një bazë ushtarake pranë Damaskut në qytetin port Tartus. Kjo gjë shkakton shqetësime serioze në Perëndim për vetë faktin se arma e shkatërrimit në masë mund të bjerë në duart e "Hezbollah" dhe organizatave të tjera terroriste.

0Gazeta Al-Nahar, organi i opozitës sunite libaneze, shkruan se arma kimike është një pjesë integrale e "planit B" të Bashar Al-Assad, i cili në rastin e humbjes në Damask do të përpiqet të krijojë një bazë të re pushteti në Tartus dhe zonat përreth.