Galeria fotografike: Me një show spektakolar dhe fishekzjarre shumëngjyrëshe u mbyllën Lojrat Paralimpike verore XIV

Vetëm disa orë para ceremonisë së mbylljes rusët u bënë kampionë në futboll. Nga të gjitha ndeshjet ata nuk humbën në asnjë prej tyre. Pothuajse çdo medalje ari e rusëve është një rekord i ri. Notarja Oksana Savçenko fitoi në të pesta distancat dhe vendosi katër rekorde botërore. Ndërsa sportisti i atletikës së lehtë Aleksei Ashapatov rifreskoi rekordin botëror në hedhjen e diskut dhe atë paralimpik - në hedhjen e gjyles midis atletëve në karrige me rrota.

Konkurrenca në Lojërat Paralimpike çdo vit bëhet edhe më e fortë. Ekipi kombëtar rus në skermë (ang. fencing) u rendit vetëm në vend të pestë. Nga njëra anë kjo është humbje, nga ana tjetër - fitore. Sepse të bëheshe pjesë e Lojrave Paralimpike, të kualifikoheshe - ndër atletët në karrige me rrota ishte shumë e vështirë. Presidententja e Federatës së Skermës Paralimpike Helen Belkin vë re se autoritetet në Londër bënë gjithçka në mënyrë që asgjë të mos tërhiqte vëmendjen e ekipit nga performimi:

- Për sa i përket Fshatit Olimpik, çdo gjë ishte shumë e rehatshme, gjithçka e përshtatshme. Dhomat ishin të vogla, por, megjithatë, ato ishin menduar për invalidët në karrocë.

Në Paralimpiadë është e rëndësishme jo vetëm të mposhtësh kundërshtarin, por edhe tju tregosh të gjithëve se invaliditeti nuk është një dënim. Kur tribunat e stadiumeve mbushen plot, sportistit i lind një nxitje shtesë për të fituar, për këtë është i sigurt Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Paralimpik të Rusisë Mihail Terentiev:

-Ne i jemi mirënjohës dhe Britanisë së Madhe, e cila krijoi të gjitha kushtet e nevojshme për këto lojëra kaq të suksesshme. Dhe të gjithë u habitën nga fakti se çdo ditë tribunat e stadiumeve ishin të mbushura plot. Ishte krijuar një kanal televiziv, në të cilin 24 orë tregonin se çfarë do të thotë lëvizje paralimpike.

0Në Lojrat Paralimpike në Londër u fituan dy herë më shumë medalje ari se në Pekin. Përpara tani janë katër vjet për t'u përgatitur për garat në Rio de Janeiro.