Në veri dhe veriperëndim të Pakistanit si rezultat i përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 79 persona dhe 15 të tjerë janë zhdukur pa lënë gjurmë. 70 vetë u plagosën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Janë dëmtuar më shumë se 7 mijë shtëpi dhe ndërtesa. Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e zgjatura. Sipas parashikimeve të motit, reshjet e shiut, të cilat kanë dy javë që kanë filluar, do të vazhdojnë.

0Në Vietnam si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në fundjavën që kaloi u vranë 32 persona, tre prej tyre konsiderohen të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë shkatërruar më shumë se 180 shtëpi, rreth 10 mijë janë përmbytur. Me ujë janë përmbytur rreth 35 mijë hektarë fushë orizi dhe 15 mijë hektarë fushë të tjera.