Të paktën 10 persona gjetën vdekjen dhe 45 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit të një bombe në veriperëndim të Pakistanit. Kjo ndodhi në një treg të mbushur plot me njerëz në qytetin Parachinar. Autoritetet lokale njoftojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

0Autoritetet konsiderojnë përgjegjës për sulmin terrorist militantët e lëvizjes "Tehrik-i-Taliban Pakistan", që veprojnë në pjesë të ndryshme të zonave fisnore të Pakistanit ngjitur me Afganistanin.