0Trupat ushtarake në Mali vranë 16 predikuesë islamikë, të cilët udhëtonin në një konferencë në kryeqytetin e vendit Bamako. Siç njoftohet, predikuesit refuzuan të ndalonin dhe t’i nënshtroheshin kontrollit në postbllokun që ndodhet 300 km në veri të kryeqytetit. Autoritetet theksojnë se të vrarët i përkisin një sekti islamik.