Forcat libaneze të sigurisë arrestuan 12 persona, të cilët u përpoqën të rrëmbejnë refugjatët sirianë në veri të Libanit.

"Pas një ndjekje të gjatë ne arritëm të kapnim një bandë të përbërë nga gjashtë persona. Edhe tre persona të tjerë u arrestuan gjatë përpjekjes për të rrëmbyer refugjatët", - thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ushtria libaneze. Pas marrjes në pyetje, policia arrestoi edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të rrëmbyesve.

0Kriminelët u përpoqën të rrëmbenin kundërshtarët aktive të presidentit sirian Bashar Al-Assad për t’i dërguar ata përtej kufirit dhe për tja u dorëzuar regjimit.