Të paktën 32 qytetarë të Kenias u vranë në përleshjet e ripërtërira etnike në juglindje të vendit. Sipas dëshmitarëve okularë, midis të vdekurve janë edhe shtatë policë.

Më shumë se 50 persona u vranë muajin e kaluar në rrethin e Tana River në lindje të vendit, gjë që u shndërrua në shpërthimin më të rëndë të dhunës në pesë vitet e fundit.

"Luftimet u ndaluan, por situata në rajon mbetet tejet e tensionuar", - deklaroi përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Caleb Kilande, duke e përshkruar luftën e grupeve lokale etnike për kullotë për bagëtinë.

0Kryqi i Kuq të hënën herët njoftoi në lidhje me sulmin në fshatin Kilelengwani të grupit të 300 grabitësve të armatosur të cilët u vunë zjarrin shtëpive në fshat.