Qeveria japoneze miratoi sot vendimin për nacionalizimin e ishujve Senkaku, të cilat Kina i konsideron territore të veta të pushtuara në mënyrë të paligjshme. Siç u njoftua, ishujt do tju blihen pronarëve privatë qytetarëve të Japonisë për 2.5 miliardë ¥ (rreth 26 milionë $).

Duke pasur parasysh situatën e vështirë financiare, në të cilën ndodhet tani qeveria japoneze, paratë për blerjen e tre ishujve do të merren nga fondi rezervë.

0Kina këmbëngul që Japonia në mënyrë të paligjshme konfiskoi ishujt Senkaku në fund të shekullit XIX, kur fitoi në luftë me Kinën Imperiale. Kërkesat e Kinës për kthimin e ishujve Senkaku u intensifikuan pasi afër ishujve u zbuluan vendburime të gazit natyror.