0Pothuajse gjysma e saj është e vendosur mbi Rrethin Arktik. Në fshatin e Jakutias Ojmjakon u regjistrua "rekordi botëror i ngricës" me minus 71,2 gradë Celsius, ndërse në verë - nxehtësia arriti diku te 40 gradë Celsius.

Në këtë republikë ka gati një milion liqene dhe lumenj - nga një rezervuar për çdo banor! Uji këtu është i pastër akull e transparent dhe në të noton një sasi e madhe peshku të shijshëm, shija e të cilit nuk krahasohet me asgjë.

Kreu i Agjencisë Turistike "Jakutia" Georgi Gavriliev është i sigurt se vendlindja e tij është një parajsë për turistët:

- Ne duam të sfidojmë turne të tilla të shquara si Java e Modës në Itali apo gjermanen Oktoberfest. Unë mendoj se "Java e diamantit në Jakutia" do të renditet në të njëjtën radhë me këto brende turistike.

Për zhvillimin e industrisë së turizmit në Jakutia janë të shqetësuar, me sa duket, të gjithë nga shoferët e taksive deri te zyrtarët. Kjo është tema e preferuar e Presidentit të Republikës së Saha (Jakutia) Egor Borisov:

- Republika e Sahës (Jakutia) është me interes të madh për turistët. Tërë historia e origjinës së Tokës, e gjithë periudha e akullnajave, tërë gjeologjia në mënyrë të qartë duken në territorin e Jakutias. Më së fundi, shtyllat tona të Lenës - kanione unike në bregun e lumit Lena - u shpallën nga UNESCO monumente me rëndësi botërore.

0Në Jakutian aktuale për të gjitha moshat, shijet dhe të ardhurat janë menduar shumë gjera. Që nga lundrimi klasik i rehatshme në lumin Lena, me brigjet e tij përrallore dhe gjerësinë unikale 15 km në rjedhjen e mesme dhe 25 km në gojë deri te ekskursionet turistike ekstremale për ata që parapëlqejnë sportet ekstreme. Transporti - nga dreri në slitat, duke përfshirë këtu varka dhe helikopterë. Suksesi i peshkatarëve dhe gjuetarëve është i garantuar.