Ish-Kryeministri i Hungarisë Ferenc Gyurcsany ngriti përpara godinës së Parlamentit hungarez një çadër dhe hyri në grevë urie. Në këtë mënyrë ai proteston kundër reformës së sistemit zgjedhor në vend.

Ferenc Gyurcsany është kundër miratimit nga parlamenti të projektligjit për regjistrimin paraprak të të gjithë votuesve hungareze, gjë që, sipas mendimit të ish-Kryeministrit, do të privojë shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje. Ata të cilët nuk janë regjistruar më parë, por në minutën e fundit vendosin të votojnë, do të jenë "qindra mijëra ose edhe miliona" deklaroi Ferenc Gyurcsany.

0Sipas mendimit të kundërshtarëve të inovacionit, projektligji për regjistrimin paraprak synon të reduktojë pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014. Në këtë mënyrë partia në pushtet "Fidesz" dëshiron të rritë shanset e veta për të fituar.