Më shumë se 1000 persona morrën pjesë në një notim masiv përmes kanaleve të qytetit të Amsterdamit. Zakonisht noti në kanalet e Amsterdamit është i ndaluar për arsye sigurie. Ditën e dielë, megjithatë, prej andej u larguan të gjitha anijet dhe varkat, ndërsa uji u pastrua nga mbeturinat.

0Notarët mblodhën të ardhura për financimin e studimeve shkencere mbi sklerozën amiotrofike laterale - sëmundje degjenerative e pashërueshme e sistemit nervor qendror që progreson ngadalë. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje rrallë jetojnë më shumë se tre vjet pas vendosjes së diagnozës.