Ish-Zonja e parë e Gjermanisë Bettina Wulff hodhi në gjyq Google për shkak të thashethemeve rreth të kaluarës së saj, të shpërndara në internet. Google akuzohet që ka lejuar shpifjet e supozuara si dhe që ka ndihmuar në përhapjen e informacionit të rremë.

Thashethemet se para martesës me Christian Wulff, ish-Presidentin e Gjermanisë, Bettina Wulff kryente shërbime shoqërimi (ang. escort-service), përhapen gjatë dy viteve të fundit. Shumica e këtyre historive mund të gjenden lehtë nëpërmjet Google. Nëse ju shkruani një pyetje kërkesë rreth "Bettina Wulff" atëhere funksioni i vete plotësimit (ang. autocomplete) ofron shumë opsione në këtë temë: nga "Bettina Wulff Playboy" deri në " Bettina Wulff dyshek".

0Çifti Wulff kërkojnë ndalimin e përdorimit në funksionin autocomplete të kërkimeve të një sërë fjalëve në një rresht me emrin e Bettina Wulff. Përfaqësuesit e kompanisë Google theksojnë se mekanizmi autocomplete fokusohet në kërkesat më të shpeshta të përdoruesve dhe se kompania nuk ka ndërmend të aplikojë censurën.