Presidenti i Francës François Hollande deklaroi mbi rishikimin e çështjes së reduktimit të rritjes ekonomike në vend vitin e ardhshëm.

Sipas fjalëve të François Hollande, në vitin 2013, PBB-ja do të rritet vetëm me 0.8% dhe jo me 1.2% siç është parashikuar më parë. Në intervistën për kanalin televiziv TF1 François Hollande tha se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm do të jetë më i vështiri për 30 vitet e fundit.

0François Hollande deklaroi gjithashtu se në mënyrë që të zvogëlohet deficiti buxhetor deri në 3% në vitin 2013, nevojiten 30 miliardë euro. Këto të ardhura qeveria franceze shpreson t’i mbledhe nëpërmjet rritjes së taksave.