Gjatë kësaj jave Australia do të dërgojë grupin e parë të emigrantëve të paligjshëm në Nauru. Përveç kësaj, Kryeministrja e vendit Julia Gillard nënshkroi një dokument për transferimin e refugjatëve në Papua New Guinea. Autoritetet e vendit shpresojnë se shqyrtimi i çështjes së emigrantëve jashtë kufijve të kontinentit do të mundësojë frenimin e rritjes së numrit të atyre që duan të futen në Australi në mënyrë të paligjshme.

0Pavarësisht nga kjo, Julia Gillard njoftoi për rritjen e numrit të emigrantëve të pritur nga vendi për një vit nga 13.750 persona deri në 20 mijë.