Autoritetet e Republikës afrikanolindore të Kenias po fillojnë ndërtimin e një gardhi të fortë rreth malit me të njëjtin emër. Ai do të pengojë ardhjen e kafshëve të egra në tokat bujqësore.

0Ditën e premte do të nisë zyrtarisht ndërtimi i gardhit. Ai do të jetë dy metra i lartë dhe një metër i thellë nën tokë. Gardhi prej teli do të elektrizohet. Ai është i nevojshëm, para së gjithash, për të penguar elefantët që prishin kulturat bujqësore të fermerëve duke hyrë në fushë. Rrethimi duhet të përfundojë brenda 5 viteve.