0Në forumin e APEC mbërritën më shumë se 500 sipërmarrës kryesorë dhe drejtuesë të korporatave në rajon. Presidenti Vladimir Putin i kushtoi veçanërisht vëmendje faktit që kjo Organizatë vë si qëllim eliminimin e barrierave tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale. Ai vuri në dukje se shtetet të rajonit arritën të formojnë një strategji të vetme, duke shmangur format ekstreme të proteksionizmit. Tani, sipas fjalëve të Presideniti Vladimir Putin, pikërisht anëtarët e APEC duhet të ndikojnë në formimin e një politike ekonomike globale:

- Tani ne të gjithë kemi nevojë për modele të reja të zhvillimit ekonomik. Peizazhi i ekonomisë botërore po ndryshon në sy. Për nga ritmet e rritjes së tregut në zhvillim në dy dhjetëvjeçarët e ardhshëm do të kalohen në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë tradicionale të zhvilluara të botës. Kjo do të pasohet në mënyrë të pashmangshme nga ristrukturimi i flukseve të tregtisë dhe atyre financiare.

Sipas mendimit të Presidentit Vladimir Putin, vetëm integrimi do tu mundësojë vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit të konkurrojnë me sukses në tregun botëror. Si shembull, Presidenti i Rusisë solli krijimin e Bashkimit Doganor dhe projektin kryesor të integrimit në hapësirën nga Evropa deri në Oqeanin Paqësor - Hapësira e përbashkët ekonomike e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Purin preku dhe një nga temat qendrore të samitit të APEC - sigurinë ushqimore.

- Rusia ka dhënë dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e furnizimeve ushqimore, duke përfshirë këtu edhe tregjet e rajonit të Azi Paqësorit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, deri në vitin 2020, kapaciteti i saj i eksportit do të rritet me rreth 30-35 dhe ndoshta 40 milionë ton. Por ne nuk kemi ndërmend të kufizohemi vetëm në eksportet ushqimore. Në interesat tona të përbashkëta janë stimulimi i investimeve në bujqësi, në realizimin e projekteve bujqësore në bazë të teknologjive të përparuara.

0Në të njëjtën kohë Rusia është e gatshme të garantojë stabilitetin energjitik në rajon. Presidenti Vladimir Putin kujtoi se Moska e rekomandoi veten si një furnizues i besueshëm, që zhvillon së bashku me partnerët projekte si në fushën e nxjerrjes së energjisë natyrore, ashtu dhe në ndërtimin e elektrostacioneve atomike të besueshme në gjithë rajonin e Azi-Paqësorit.