NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Për këtë njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, duke folur në Akademinë Diplomatike të Azerbajxhanit.

0Anders Fogh Rasmussen foli kundër zhvillimit të paraleleve midis Libisë dhe Sirisë, duke thënë se "kjo nuk është e vërtetë". Bashkë me këtë ai theksoi se NATO po vëzhgon nga afër situatën në Siri dhe është e gatshme të mbrojë Turqinë, nëse do të jetë e nevojshme. "Turqia është partneri ynë dhe ne jemi të gatshëm ta mbrojmë atë në rast nevoje", - deklaroi Anders Fogh Rasmussen.