Personeli i fluturimeve i Lufthansës - i linjës ajrore më e madhe të Gjermanisë - do të zhvillojë sot grevën 24-orëshe mbarëkombëtare. Ajo preku gjashtë aeroportet kryesore të vendit, duke përfshirë ketu ato të Frankfurt, Berlinit dhe Mynihut dhe çoi në anulimin e 1200 fluturimeve.

Sindikata kërkon rritjen me 5% të pagave për personelin e fluturimit dhe garanci për ruajtjen e vendeve të punës. Udhëheqja e kompanisë ajrore propozon rritjen e pagave me 3.5% kundrejt një rritjeje jo të konsiderueshme të orarit të punës.

0Negociatat e palëve deri tani nuk kanë arritur sukses. Kjo është greva e katërt në Lufthansa në kohët e fundit. Tre të mëparshmet ishin me afate më të shkurtra kohore.