0Problemi kryesor i Barack Obama është se votuesit para së gjithash do të vlerësojnë sukseset e tij në ekonomi. Por ato janë të pakta. Borxhi shtetëror arriti shifrën 16 trilionë dollarë. Në vend numërohen 23 milionë të papunë, ndërsa 17 milionë amerikanë janë të uritur ose të kequshqyer.

Prandaj Barack Obama u kërkon amerikanëve të durojnë. "Ju më zgjodhët mua jo për të thënë atë që doni të dëgjoni, por që unë të them të vërtetën. Dhe e vërteta është se ne kemi nevojë për më shumë se disa vjet për të kapërcyer sfidat e akumuluara gjatë disa dekadave", - deklaroi ai në fjalimin e tij, i cili u transmetua në të gjithë Amerikën.

Barack Obama i ka të gjitha shanset për të fituar zgjedhjet, mendon eksperti Juri Roguljov:

- Barack Obama sidoqoftë ka avantazhe, pavarësisht ekonomisë. Së paku për vetë faktin se ai është president. Ai ka kapacitetin administrativ. Ai gjithmonë shfaqet në media dhe amerikanët do të votojnë për Presidentin aktual në shumicën e rasteve, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë.

Për sa i përket politikës së jashtme, Barack Obama kritikoi ashpër kundërshtarin e tij në zgjedhjet e ardhshme Mitt Romney për deklarat e tij në lidhje me Rusinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi se vetëm ai që ende vazhdon të mendojë me terma të tillë si “lufta e ftohtë” mund të cilësojë Rusinë armikun kryesor të SHBA.

Në prag Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtu komentoi në një intervistë televizive retorikën e Mitt Romney. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai mund të punojë me një njeri si Mitt Romney, Putin deklaroi:

0- Mundem! Kë të zgjedhë populli amerikan, me atë do të punojmë dhe ne. Por ne do të punojmë në mënyrë aq efektive sa të duan partnerët tanë.