0Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dha një intervistë për kanalin televiziv Russia Today, në të cilën, në mënyrë të veçantë, vuri në dukje se "problemi i Mbrojtjes Antiraket të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një çështje kyçe, sepse ajo ndikon në interesat vitale të Federatës Ruse. Në nivel ekspertësh për të gjithë është e qartë se zgjidhja e këtij problemi në mënyrë të njëanshme nuk përmirëson stabilitetin ndërkombëtar. Kjo është, në fakt, përpjekje për të thyer ekuilibrin strategjik. Dhe kjo është diçka shumë e rrezikshme, sepse çdo palë tjetër do të përpiqet të sigurojë mbrojtjen e saj, gjë që mund të çojë në një garë armatimesh".