Rusia nuk ka ndërmend të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Sirisë. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia Today në prag të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik (Asia-Pacific Economic Cooperation, APEC) në Vladivostok.

0Sipas fjalëve të tij, gjëja më e rëndësishme tani është ndalimi i dhunës, detyrimi i të gjitha palëve të konfliktit të ulen në tryezën e bisedimeve. Rusia e kupron shumë mirë se Siria ka nevojë për ndryshime, por kjo nuk do të thotë se ato duhet të jenë të përgjakura. "Duhet të ndalohet furnizimi me armë në zonën e konfliktit", - tha Presidenti. Pozicioni i Rusisë, sipas fjalëve të tij, është diktuar nga dëshira për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin pozitiv të situatës në vitet që do të vijnë.