0Në prag të takimit të përfaqësuesve të ekonomive të rajonit Presidenti Vladimir Putin dha një intervistë të gjerë për kanalin televiziv rus Russia Today si dhe shkroi një artikull për gazetën The Wall Street Journal. Kreu i shtetit tregoi me detaje se çfarë qëllime ndjek Rusia duke pritur samitin e APEC dhe se çfarë sugjerimesh ka përgatitur Moska për partnerët e saj.

Gjatë tre ditëve të ardhshme Vladivostoku do të jetë qendra e jetës politike dhe ekonomike e rajonit Euroaziatik. Së pari, në samitin e biznesit do të mblidhen krerët e kompanive të mëdha dhe ekonomistët kryesorë, dhe më pas krerët e ekonomive të APEC do të diskutojnë çështjet globale. Siç deklaroi në intervistën për Russia Today Presidenti Vladimir Putin, duke bërë axhendën e takimeve, Rusia vuri theksin mbi diskutimin e çështjeve ekonomike. Dhe çështja kryesore do të jetë liberalizimi i ekonomisë botërore:

- Kur unë i ftova kolegët tanë për të ardhur pikërisht këtu në Rusi, në Federatën Ruse (kjo ndodhi 5 vjet më parë), unë veprova duke u nisur nga fakti se për Rusinë ky drejtim i aktivitetit tonë është tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh se 2/3 e territorit tonë shtrihen në Azi, ndërsa vëllimet kryesor të shkëmbimit tregtar, më shumë se 50% ndodhen në Evropën Perëndimore dhe vetëm 24% e tregtisë tonë përqëndrohet në Azi. Ndërkohë që ky është ndër të tjerash një rajon që po zhvillohet intesivisht. Prandaj, ne synojmë të përqëndrohemi kryesisht në problemet e ekonomisë, siç thashë, në liberalizimin e ekonomisë botërore, transport, sigurinë ushqimore të njerëzimit.

Sipas menidmit të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, në Vladivostok pjesëmarrësit e samitit i presin diskutime të ashpra. Sidomos në tema të tilla të vështira si liberalizimi i tregtisë. Por Rusia ka çka të tregojë si shembull për heqjen e barrierave ndaj tregtisë dhe integrimit ekonomik. Bëhet fjalë për Bashkimin Doganor:

0- Ne krijuam në hapësirën post-sovjetike Bashkimin Doganor me Bjellorusinë e Kazakistanin dhe hapësirën e përbashkët ekonomike, prandaj për ne është shumë i rëndësishëm dialogu që partnerët tanë të kuptojnë, ne mund t’ju shpjegojmë atyre, mund t’ju tregojmë përfitimet e këtij bashkimi në hapësirën post-sovjetike, kjo gjë mund të na ndihmonte ne në bashkëpunim. Për më tepër këto bashkime, të cilat unë përmenda, janë krijuar mbi parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë.