Tenistja ruse Maria Sharapova doli në gjysmëfinale në kampionatin e tenisit të hapur në SHBA, duke mposhtur në lojën e çerekfinales francezen Marian Bartoli.

0Ndeshja filloi më 4 shtator, por u ndërpre nga shiu në setin e parë, kur rezultati ishte 4-0 në favor të Marian Bartoli dhe përfundoi mbrëmjen e të mërkurës. Seti i parë si përfundim u fitua nga francezja (6-3), por pas kësaj, Maria Sharapova arriti të merrte iniciativë dhe të fitonte dy setet e tjetër 6-3, 6-4. Në gjysmëfinale tenistja ruse do të përballet me tenisten nga Bjellorusia Victoria Azarenka.