Kryeministri i Turqisë Tayyip Erdogan e quajti Presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad "kufomë politike". Për këtë njoftoi sot kanali televiziv CNN Turk.

0"Herët ose vonë, sirianët do të fitojnë, për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Konfirmimi kësaj është zhvillimi i situatës. Nëse ne (të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) do të ndërmarrim hapa të përbashkët, atëherë do të arrijmë më shpejt rezultatet. Rusia, Kina dhe Irani janë dëshmimtarë të fundit të regjimit të Bashar Al-Assad" - tha Taayyip Erdogan. Ai theksoi në mënyrë të veçantë, se ai do të donte "të dëgjonte nga Moska dhe Pekini, se ata janë kundër regjimit aktual".