Opozita siriane krijoi një lëvizje të re politike dhe ushtarake - " Ushtria Kombëtare e Sirisë" (UKS). Ajo do të zëvendësojë "Ushtrinë e lirë siriane".

0UKS u kryesua nga gjenerali Mohammed Hussein Hajd Ali, që u largua kohët e fundit nga vendi. Në të njëjtën kohë u bë e ditur se dy brigadat e opozitës siriane, të cilët po luftojnë me forcat e qeverisë në verilindje Aleppo dhe në veri të provincës Idlib, drejtohen nga oficerë turq. Megjithatë, ata nuk ndodhen në zonat e veprimeve luftarake por në selinë që ndodhet në qytetin turk Gaziantep.