Partia Demokratike emëroi zyrtarisht Barack Obama kandidatin e saj për president të SHBA. Vendimin e partisë në Kongresin në Karolinën e Veriut e njoftoi ish-Presidenti Bill Clinton. "Unë dua që president të bëhet njeriu i cili është aq i zgjuar sa u martua me Michelle Obama" - bëri shaka Bill Clinton gjatë fjalës së tij.

0Tani Barack Obama duhet të japë pëlqimin e tij zyrtar për pjesëmarrjen në zgjedhje. Siç pritet, deklarata përkatëse do të bëhet të enjten mbrëma. Rivali kryesor i Barack Obama do të jetë Mitt Romney, i cili do të kandidojë për Partinë Republikane. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar për në 6 nëntor.