Ekipi kombëtar i Rusisë në Lojrat Paralimpike në Londër u ngjit në vend të dytë në renditjen jozyrtare të ekipive. Në ditën e shtatë të Lojrave Paralimpike sportistët rusë fituan 11 medalje: 5 të arta, 3 argjendi dhe 3 bronzi. Ekipi kombëtar rus ka në aktivin e tij 73 medalje - 28 ari, 25 argjendi dhe 20 bronzi.

0Kryesojnë me një diferencë të madhe sportistët kinezë të cilët fituan 60 medalje ari, 50 argjendi dhe 49 medalje bronzi. Për nga numri i përgjithshëm i medaljeve kryesojnë ekipet kombëtare të Kinës (159) dhe Britanisë së Madhe (92). Rusët zënë vendin e tretë me 73 medalje.