Katër të vrarë dhe një fëmijë i plagosur rëndë u gjetën në rajonin e liqenit Annecy në departamentin e Haute-Savoie në juglindje të Francës.

Tre nga viktimat ndodheshin në një automobil të markës BMW me targa britanike. Afër makines u gjet trupi i një çiklisti. Përveç kësaj, bashkëpunëtorët e shpëtimit shtruan në spital në gjendje kritike një vajzë nën moshën 10 vjet. Gjendja e saj aktuale cilësohet si "stabile".

0Zona, ku është kryer krimi, u bllokua. Xhandarët dhe policia po marrin në pyetje dëshmitarët e mundshëm. Sipas fjalëve të prokurorit, në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë version për rrethanat e incidentit.