Vendet afrikane do të krijojnë agjencinë e vet kozmike, që të jenë të pavarur nga liderët e njohur në përvetësimin e hapësirës joajrore. Këtë detyrë parashtruan para vetes ministrat e lidhjes së shteteve të Bashkimit Afrikan në takimin që po mbahet sot në kryeqytetin e Sudanit - Hartum.

"Afrika duhet të ketë agjencinë e vet kozmike", - deklaroi Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, duke hapur forumin dyditor.

0Supozohet që agjencia e ardhshme "AfriSpace" të përpunojë një strategji afatgjatë kozmike të kontinentit të Zi dhe të përmbushë detyrat për vendet anëtare.