Studiuesit dolën në përfundimin se ushqimi i shtrenjtë organik nuk është më i shëndetshëm dhe më i sigurt se ai i rritur me përdorimin e pesticideve.

Zakonisht mendohet se produktet ushqimore që rriten në tokë pa plehra kimike dhe pesticide janë më të shëndetshme për njerëzit, është më e vështirë t’i rritësh ato dhe kushtojnë më shtrenjtë.

0Specialistët e qendrës mjekësore në Universitetin e Stanfordit nuk gjetën asnjë dëshmi që produktet organike u ofrojnë njerëzve ndonjë avantazh në planin e shëndetit. Për më tepër, në mostrat e frutave dhe perimeve organike u gjetën gjithashtu pesticide, por në një sasi më të vogël.