Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ndërmend të marrë pjesë në projektin "Fluturimi i Shpresës", që synon ruajtjen e shpendit “Siberian White Crane” në gadishullin Jamal (Siberi), i cili ndodhet në rrezik zhdukjeje. Shërbimi i shtypit presidencial konfirmoi se Presidenti Vladimir Putin do të vizitojë gadishullin Jamal para mbërritjes në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik (Asia-Pacific Economic Cooperation, APEC), që do të zhvillohet në Vladivostok.

Shiko galerinë fotografike

0Presidenti do të përpiqet të provojë veten në rolin e shoqëruesit e shpendëve “Siberian White Crane” të rritur në robëri. Ata po i përgatisin për fluturim të gjatë në dimër në Azinë Qendrore të shoqëruar nga deltaplanet. Ndërsa piloti i deltaplanit si udhëheqësi i kopesë duhet të tregojë rrugën.