Në kryeqytetin e Etiopisë rifilluan bisedimet midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut. Qëllimi i dialogut është përfundimi i marrëveshjes kufitare ndërmjet dy shteteve.

Kjo gjë nga ana e saj do të çojë në rregullimin e transitit të naftës nga Sudani i Jugut përmes territorit të fqinjit të tij verior.

0Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vendosi që palët duhet të bien në një marrëveshje deri më 22 shtator të këtij viti. Përndryshe, si Sudani ashtu edhe fqinji i tij jugor mund të përballen me sanksione.