Ekstremistët islamikë, që luftojnë në anën e opozitës, sulmuan fshatin e krishterë Ghassaniyeh pranë qytetit Homs në veri të Damaskut. Sipas të dhënave të mediave vendase, ata vranë 5 veta dhe morrën peng 17 të tjerë.

Ushtarakët pohojnë se islamikët i përkasin forcave kryengritëse, që braktisën qytetin Homs nën goditje e njësive elite të ushtrisë siriane.

0Sipas njoftimeve të Agjencisë Surya al-Ain, trupat qeveritare çliruan nga terroristët rreth 80% të qytetit. Vatrat e rezistencës ruhen në pjesën e vjetër të tij dhe në periferi.