Në Korenë e Veriut njoftuan papritur për mbajtjen e një sesioni të Parlamentit, gjë që çoi në thashetheme të reja në lidhje me reformat e ardhshme në vend. Thirrja u njoftua për më 25 shtator, por agjenda e ditës nuk u zbulua.

Si rregull, Parlamenti i Koresë së Veriut mblidhet një herë në vit për miratimin e buxhetit vjetor dhe ndërmarrjen e ligjeve. Sesioni i këtij viti u mbajt në prill.

0Analistët vënë në dukje se kohët e fundit Koreja e Veriut ka ndërmarrë një sërë masash për zhvillimin e ekonomisë dhe mbështetjen e bujqësisë. Sipas mendimit të ekspertëve, ndryshime të tillë mund të dëshmojnë se Koreja e Veriut hyri në rrugën e reformave.