Qeveria e Japonisë ra dakord t’i blejë familjs Kurihara ishujt e arkipelagut Senkaku në Detin e Kinës Lindore, njofton Associated Press me referim në mediat japoneze.

Sipas të dhënave të mediave, Japonia do të blejë tre nga pesë ishujt, duke i paguar 21 miliardë ¥ (26 milionë $) familjes japoneze, e cila zotëron ishujt e diskutueshëm. Megjithatë, autoritetet japoneze refuzuan ta komentojnë këtë informacion, duke deklaruar vetëm se bisedimet mbi këtë çështjë vazhdojnë ende.

0Më parë përfaqësuesit e familjes Kurihara e shihnin idenë e shitjes së ishujve "si një shaka", por kohët e fundit Kina po deklaron në mënyrë aktive për të drejtën e saj në arkipelag, gjë kjo që mund ta ketë detyruar atë të rishqyrtojë pozicionin e saj.