Dhjetëra njerëz u lënduan natën e kaluar si rezultat i përleshjeve të dhunshme pranë ambasadës siriane në Kajro. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të lënduarve arrinte në 33 persona, por mediat lokale flasin për rreth 85 të plagosur.

Përleshjet në sheshin përpara godinës së ambasadës shpërthyen kur ekstremistët ngritën flamurin e të ashtuquajturës Ushtria e lirë siriane dhe detyruan ambasadorin të largohet nga ndërtesa.

0Forcat e sigurisë u përpoqën të ndalojnë protestën, por mbi ta u hodhën gurë dhe kokteje me lëndë djegëse. U shkatërrua një nga makinat e policisë. Si kundërpërgjigje forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës. U arrestuan 10 persona.