Incidenti i të shtënës me armë mbi autobusin e ekipit paralimpik kombëtar rus të volejbollit u hetua nga policia britanike. Ndodhinë ia komentoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" bashkëpunëtorja e shërbimit për shtyp e ekipit kombëtar paralimpik rus Ljubov Berzina: "Kur ekipi ishte duke shkuar për të luajtur me ekipin kombëtar të Marokut ndodhi një e shtënë e vetme, e cila theu xhamin afër vendit ku ishte ulur trajneri i ekipit dhe përkthyesi i komandës. Plumbi për fat të mirë nuk zuri njeri. Në vendngjarje u thirr policia".

0Shërbimi i sigurimit britanik arriti në përfundimin se "xhami i autobusit nuk ishte goditur me plumb, por me gur". Pala britanike kërkoi falje të thellë dhe premtoi se do të bënte çdo përpjekje "për të mundësuar sigurinë e delegacionit rus deri në fund të Lojrave me efikasitet të lartë".