Presidenca nuk e ka ndryshuar Barack Obama, ajo vetëm shfaqi te ai tipare të reja, tha Zonja e parë e SHBA Michelle Obama, duke folur në Kongresin parazgjedhor të Partisë Demokratike, ku Barack Obama dhe Zëvendëspresidenti Joseph Biden u propozuan zyrtarisht kandidatë për president dhe zëvendëspresident.

Zonja e Parë deklaroi se pas të gjitha vështirësive dhe triumfeve, përmes të cilave kaloi burri i saj, duke qënë president, ai mbeti po i njëjti njeri që ajo dashuroi, njeriu që mat suksesin e tij jo me sasinë e parave por me ndryshimet në jetën e njerëzve.

0Michelle Obama foli dhe për vitet e rinisë, kur presidenti i ardhshëm ishte krenar për gjetjen në mbeturina të një tavolinë kafeje, ndërsa të vetmet këpucë të denja i kishte të vogla me gjysëm numri.