Websites të kanalit televiziv ndërarab Al-Jazeera u thyen nga një grup hakerash, që pretendohet se mbështet Presidentin sirian Bashar Al-Assad.

Grupi që e quan veten "el-Rashidun" (arab: "Besimtarët") hyri në versionin arabisht dhe anglisht të faqes dhe la në to disa mesazhe.

"Kjo është përgjigjia për pozicionin tuaj kundër popullit dhe qeverisë së Sirisë, veçanërisht për mbështetjen tuaj të grupeve të armatosura terroriste dhe përhapjen e lajmeve të rreme", - thuhet në deklaratën e grupit të hakerave.

0Autoritetet siriane e kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur kanalin televiziv Al-Jazeera për tendeca në lidhje me trazirat popullore në këtë vend.