0Takimi i përbashkët finalizon përgatitjet për samitin e 20-të APEC, i cili do të mbahet më 8-9 shtator.

Takimi i ministrave do të zgjasë dy ditë. Pjesëmarrësit e tij do të përmbledhin rezultatet kryesore të punës së bërë në vitin e drejtimit të Rusisë, do të diskutojnë detyrat për të ardhmen.

Në seancën e mëngjesit kolegëve iu drejtua Lideri i Ministrisë së Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov me të drejtat e Kreut të Rusisë në APEC. Ai, në veçanti, vuri në dukje:

- Rusia propozoi që përpjekjet të përqendrohen në të tilla drejtime prioritare si liberalizimi i tregtisë dhe investimeve, integrimi ekonomik rajonal, përmirësimi i sistemet të transportit dhe logjistikës, mundësimi i sigurisë ushqimore, bashkëpunimi me qëllim rritjen e inovacioneve.

Në prag të takimit ministror në Vladivostok Sergei Lavrov vuri në pah se viti rus i APEC ishte shumë rezultativ. Në Moskë, Shën Petersburg, Jarosllav, Kazan dhe Habarovsk janë mbajtur më shumë se 90 evenimente, midis tyre dhe dhjetë takime të nivelit të ministrave sektorialë. Për nga sasia e ngjarjeve viti 2012 u bë rekord në historinë e forumit. Ato i dhanë baza ministrit të deklaronte sot:

- Reagimi i interesuar i pjesëmarrësve të APEC tregon haptësi ndaj veprimeve praktike për të thelluar bashkëpunimet, të cilat bënë të mundur arritjen e rezultateve konkrete dhe krijimin e bazave të forta për punën e mëtejshme të përbashkët.

0Në vendet dhe rajonet, pjesë përbërëse e APEC, jeton 49% e popullsisë botërore. Atje prodhohet 55% e GDP-së globale, në rajon zhvillohen 47% e tregtisë botërore dhe 44.5% e investimeve të huaja direkte.